Medalja e Munguar e Donjeta Sadikut, reagon edhe Mehmet Prishtina

Donjeta Sadiku, boksierja nga Gollaku, është e sigurt se nuk do të kthehej pa një medalje, sikurse kolegët e saj, të cilët janë duke e stolisur në ari sportin kosovar.Mirëpo, Donjetës i’a munguan këtë rast! Asaj i’u mohua të garojë sikurse gjithë koleget e konkurrentet e saj, sepse, edhe kësaj here, politika nënshtroi sportin.

India, vendi që organizoi Kampionatin Botëror të Boksit, nuk njohi dokumentet e Donjetës për t’ia mohuar pjesëmarrjen, ndërkohë që Komiteti Olimpik i këtij vendi bëri çmos që Donjetës, para së gjithash, duhet njohur suksesi dhe e drejta elementare për të garuar me të gjitha kolegët e saj.

Nga ana tjetër për padrejtësitë që po i bëhen Donjeta Sadikut në rrafshin ndërkombëtar, ashpër ka reaguar në cilësin e sponzorit edhe kompania newpr.biz -Mehmet Prishtina.

Për më tepër ndiqeni video-deklaratën e Donjeta Sadikut, trajnerit të saj, Besim Brahimi dhe Kryetarit të Klubit, Bekim Geci dhënë ekskluzivisht për portalin Pista.News

Lini një Përgjigje

Top