Nderohet shqiptarja që punon si kërkuese shkencore në Harvard

Shqiptarja që merret me studimin e sëmundjeve tumorale në Harvard. Dr. Irfete Fetahu, është nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjekësisë.

Ajo prej disa vjetësh punon si kërkuese shkencore në Universitetin Mjekësor të Harvadit, si dhe në Brigham and Women’s Hospital në Boston, SHBA, përcjell albinfo.ch.

Irfetja gjithashtu njihet edhe si ambasadore e shoqatës evropiane për kërkime në fushën e kancerit “European Association for Cancer Research”.

Vlen të theksohet se ajo ishte një anëtare e bordit të Shoqatës së të rinjve për shkencat në Universitetit Mjekësor të Vjenës.

Lini një Përgjigje

Top