The Times: Ish-lideri i protestës së studentëve, Albin Kurti, i fiton zgjedhjet në Kosovë

Një nga gazetat më prestigjioze britanike, “The Times“, ka shkruar për fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Në artikullin e saj, “The Times” shkruan sesi Kurti si një ish-lider i protestave të studentëve ka fituar zgjedhjet në Kosovë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

“Albin Kurti, udhëheqësi i Vetëvendosjes, partisë që mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të djeshme, e quajti fitoren një “festë kombëtare”. Turma të mëdha dolën në kryeqytetin e Prishtinës pasi rezultatet u konfirmuan”, është përshkrimi i gazetës për atë që ndodhi mbrëmë.

Mediumit londinez i ka bërë përshtypje edhe emri i subjektit të Kurtit.

“Vetëvendosje, që do të thotë “self determination” në shqip, u krijua pas luftës së viteve 1998-99 për të lobuar për pavarësinë e plotë të Kosovës, dhe tërheqjen e kujdestarëve ndërkombëtarë”, shkruan “The Times”.

Gazeta e njohur ka shkruar edhe për rrugëtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe protestat e dhunshme, ku përmend edhe dy nga anëtarët e vrarë Mon Balaj dhe Arben Xheladini në protstat e 10 shkrutit të vitit 2017.

Lini një Përgjigje

Top