Alvini, djali që përloti shqiptarët, niset për në shtëpi

“Mirëmëngjesi të gjithëve nga Alvini i lirë në Damask!”.

Me këtë foto që shihni më poshtë, gazetari Ilir Kulla ka dhënë lajmin e mirë dhe të shumëpritur për Alvin Berishën, djalin shqiptar i cili ndodhej në Siri dhe babai i tij kishte ditë që bënte apel ta ndihmonin djalin e tij të nxirrej nga kampi ku mund t’i rrezikohej edhe jeta.

Alvin Berisha është nxjerrë nga kampi i të burgosurve Al Hole dhe së shpejti ai pritet të shkojë në Romë.

Aktualisht ndodhet në Siri dhe siç duket në këtë foto gëzon shëndet të plotë dhe është i qeshur.

Në operacionin për shpëtimin e tij u angazhua dhe konsullata shqiptare së bashku me inteligjencën italiane.

Lini një Përgjigje

Top