Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në konferencë për media ka shpallur zyrtarisht rezultatet përfundimtare.

“Kjo shpallje vjen pas përfundimit të të gjitha procedurave”, tha ajo. 

Nga shpallja e rezultateve, koalicioni Nisma-AKR-PD, s’do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Përqindjet e subjekteve politike:

Lëvizja Vetëvendosje ka 26.159 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës: 24.458 për qind

Partia Demokratike e Kosovës: 21.163 për qind

AAK-PSD 11.477 për qind

Lista Serbe 6.754 për qind

Nisma-AKR-PD: 4.984 për qind.

Vetëvendosja përfundimisht ka 32 deputetë, LDK 29 deputetë, PDK 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, Lista serbe 10 deputetë dhe Vakat 2 deputetë.

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, Daka tha se subjektet politike dhe kandidatët kanë afat 24 orë për të paraqitur ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili më pas ky institucion ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me ndonjë ankesë eventuale.

Lini një Përgjigje

Top