Nata e kristaltë- Kristal Nacht

Shkruan: Mehmet Prishtina

ITKSH në Shkup më punë dhë hulumtime shkencore po e tejkalon nivelin e akademisë se shkencave për të mos thënë se me punën e tyre akademike ata jan shendrruar ne pararëndes dhe udhërrëfyes të shtigjeve te cilat populli shqiptar duhet ti ndjek për të përfaqsuar kulturen,traditen dhe identitetin kombetar shqiptar. 

Toleranca nderetnike dhe ajo nderfetare eshte burimi i energjisë se ketij instituti në pëërgjithesi dhe vizioni I Dr.Skender Asanit dhe stafit e tij akademik ne veqanti. Ata me punen e tyre arriten që në kuader të institutit te shkqiptarve ITKSH me 11.Mars.2019 te hapin katedren e Holokhaustit.Sot me rastin e   81 vjetorin  te Nates se kristalt,është organizuar ekspozita “Rruges se te drejteve“. Musafir special në ambientet e ITKSH sot në ora 19.00 do të jet Presidenti iRepublikes së Maqedonis së Veriut SHTZ. Stevo Pendarovski por enkas nga Izraeli per kete iveniment do te vijn edhe disa perfaqesues te familjeve te mbijetuara te Holokhaustit si znj.Dr..Shelli Drumer , nga Univerzitetit Barillan I Izraelit, si dhe Kori diplomatik I akredituar ne Shkup, Ambasadori Amerikan,Gjerman, Britanik,I Frances,Italian etj.

Sot ne po shenojm 9 Nëntorin, famëkeq të histrisë hebreje, duke promovuar një projekt përmbajtësor, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

Për të shënuar këtë ditë, një grup hulumtuesish kryesisht nga Shkupi, vendosën që të prezantojnë ne ambientet e  ITKSH, ekspozitën dhe librin dokumentar me temë “Rrugëtimi”.

Në historinë e njerëzimit ndodhn ngjarje që lanë gjurmë në mbamendjen e popujve. Lufta e Dytë Botërore është njëra ndër ngjarjet tragjike për njerëzimin. Ana e errët e qdo lufte janë viktimat. Emblemë turpi i asaj lufte dhe civilizimeve botërorë do mbetet Holokaustit, që përfundoi me eliminimin fizik të mbi gjashtë milion hebrenjve. Gjatë asaj përiudhe, një numër i madh i hebrenjve nga Evropa, braktisën vendbanimet e tyre dhe u arratisën në Shqipëri. 

Ekzodi dhe shfarosja më e egër e popullit hebre ndodhi pas pushtimit fashist të Ballkanit. Kjo ishte dhe një nga arsyet kryesore që hebrenjtë braktisën Ballkanin, veçanërisht territoret që identifikohen si  ish-Jugosllavia, Greqia dhe pjesët e pushtuara nga Bullgaria (pjesa e sotme të Maqedonisë) për shkak të ndjekjes që u bëhej nga vet këta popuj si aleat të fashizmit. Kështu që migrimi i mijëra hebrenjëve nga Evropa drejtë Shqipërisë, për ti shpëtuar gjenocidit fashist, bëri që harta e ngulimeve hebreje të tkurrej gjithandej, ndërsa në Shqipëri kjo prezencë po rritej. 

Bartja e hebrenjve nga Manastiri,Shkupi,Kosova, Tetova, Struga, Dibra për në territorin e Shqipërisë së sotme, ishte mundësuar edhe me ndihmën e autoriteteve lokale shqiptare në Kosovë dhe qytetet e lartpërmendura, duke i pajisur me dokumente identifikimi, me të cilat pastaj kanë kaluar kufirin dhe i kanë shpëtuar rrezikut. 

Shembuj të tillë si referencë janë zyrtarët e Bashkisë së Ferizajt, të cilët paisnin me dokumenta identiteti shqiptarë, duke ju mundësuar kështu të kalonin në Shqipëri; 

Prefekti i Elbasanit, Tafil Boletini, i cili sistemimoi popullatën hebreje, e cila në rrugë ilegale kishte arritur në këtë prefekturë. Me urdhër të tij u ishte mundësuar që të pajisen me dokumente identifikimi, duke u siguruar edhe nënshtetësinë shqiptare.

Nëpër këto dokumente përshkruhen ngjarjet dramatike të Luftës së Dytë Botërore, me theks të veçantë të territorit të qyteteve të Shkupit, Tetovës dhe Manastirit, prej ku  u mblodhën gjithsej 7.144  hebrenj, apo  98% e  popullatës së  përgjithshme hebreje nga Maqedonia e sotme, dhe gjatë datave 22, 25 dhe 29 mars 1943, u deportuan në kampet e përqendrimit në Treblinka të Polonisë, për të mos u kthyer kurrë.

“Pas pushtimit gjerman më 1943, popullsia shqiptare, me një akt të jashtëzakonshëm, nuk pranoi të pajtohet me urdhrat për të dorëzuar hebrenjtë, të cilët jetonin brenda kufijve të vendit”, thuhet në faqen zyrtare të Qendrës Përkujtimore të Holokaustit “Yad Vashem” në Jerusalem. Por, sipas disa dokumenteve që po i prezantojmë në këtë libër, që datojnë nga viti 1944, institucionet qeveritare shqiptare vazhduan që të vihen në mbrojtje shtetasve shqiptarë me përkatësi hebreje, duke i kundërshtuar kështu vendimet e autoriteteve fashiste. 

Në pjesën e dytë të librit, nëpërmjet disa intervistave të protagonistëve të atyre ngjarjeve, paraqiten dëshmitë e tyre të gjalla, se si kaluan gjatë rrugëtimit drejtë “Tokës së premtuar” dhe të mbijetesës e të shpëtimit, në Shqipëri, dhe përkujdesjen ndaj tyre sipas kodit tradicional që janë institute në vetë të popullit shqiptar “Besa e dhënë”, “Sofra e shtruar” dhe “shtëpia është e mikut” të cilat nuk ishin vetëm akte tradicionale popullore por mbështetëshin institucionalisht dhe me ligjet e vendit dhe Kanun, apo kodin e së drejtës zokonore, që sanksiononte këto vlera nacionale, për tiu dalë në mbrojtjen mikut dhe njerëzve në nevojë e në kohë e situata të vështira. Kështu, edhe pas shtatë dekadave, ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore mbeten ende të freskëta, nëpërmjet të mbijetuarve të shumtë të cilët na i kan përcjell historitë e tyre që dëshmojnë për rolin që luajtëm si popull shqiptarët në mbrojtjen e popullit hebre.

Madje, sikurse edhe shumë rrëfime, është edhe ai  i zonjës Johanna Neumann, që botohet për herë të parë. Ajo ndërroi jetë disa muaj më parë në SHBA, duke lënë pas kujtime të paharruara që i shërbejnë jo vetëm se të kaluarës, por edhe të ardhmes dhe ruajtjes së urave të miqësisë dhe vëllazërimit të popujve tanë.

Për realizimin e këtij projekti, nga bashkëautorët janë bërë hulumtime në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, në Arkivin e Qytetit të Shkupit; në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Tiranë, si dhe janë hulumtuar kronikat e Kuvendit – Kishës së Letnicës në Viti të Kosovës. Po ashtu është shfrytëzuar një intervistë me të mbijetuarin e Holokaustit, Shaul Gattenyo. 

Nëpërmjet kësaj ekspozite, janë pasqyruar ngjarjet, dëshmitë, fotografitë, dokumentet dhe materialet arkivore të Kosovës, Maqedonisë se veriut dhe Shqipërisë, të rikujtojmë se sa e rëndësishme është paqja dhe sa e rëndësishme është jeta e njeriut. Fatkeqësia që e goditi njerëzimin me theks popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, përveç plagëve që ende sherohen, ajo shërben edhe si mësim se cilli është rreziku nga ideologjitë që me kohë eskalojnë në politika të dhunës gjenocidiale dhe për më keq në doktrina terroriste veprimi dhe në fundë kthehen në viktima të vet mekanizmave që kan ndërtuar.

Pakujdesia është armiku më i madh i historisë. Duke mos qenë të kujdesshëm, ne me indiferencën tonë i ndihmojmë dhunës, terrorit dhe vrasjeve me një fjalë së keqës për njerëzimin dhe paqen në botë.

Ketu dua të bëjë dy citime të dy ambasadorëve të nderuar të Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Sipas dokumentave të Yedi Vashem, Ambasadori amerikan në Shqipëri në vitin 1934, z. Herman Bernstain kishte deklaruar: “ Nuk ka gjurmë të diskriminimit të hebrenjëve në Shqipëri. Shqipëria del të jetë një ndër trevat e rrala në Evropë ku diskriminimi fetar nuk ekziston edhe pse vetë shqiptarët u takojn tri konfesioneve të ndryshme fetare.”

Kurse Ambasadori tjetër i SHBA-ve i cili shërbeu në Shqipëri gjatë viteve 2007-2010 John L. Withers, pati deklaruar : “Si do të ishte sot bota nëse të gjithë ishin sjell me hebrenjët sikur shqiptarët?”

Kjo thënie e Ambasadorit Withers, do i shkonte shumë edhe situatave, krimeve kundër njerëzimit dhe tentimit të shfarosjes së popujve ne ballkan . 

Si do të ishte rajoni i Ballkanit nëse një lider i Serbisë do, vie në Prishtinë dhe do të përsërite aktin madhor e human që e pati bërë Lideri gjerman Willi Brandt me rastin e vizitës së tij të parë në Izrael, kur u ul në gjunjë dhe kërkoi falje për Holokaustin.

Politikat e këqija, urrejtëse ndaj popujve tjerë, gjithmonë kanë sjell vrasje dhe shkatërrim masiv, prandaj njerëzit vullnetmirë e paqëdashës nuk duhet të pushojnë asnjëher, të punojnë pa u ndalur në ruajtjen e paqes dhe pajtimit mes popujve. 

3

Lini një Përgjigje

Top