Zbehet entuziazmi: VV dhe LDK nuk po arrijnë te koalicioni, shkak ndarja e ministrive

Është zbehur entuziazmi i Isa Mustafës dhe Albin Kurtit për të krijuar qeverinë e re! Palët nuk po gjejnë ‘paqe’ mes vete, me ndarjen e posteve, edhe pse fillimisht u shpehën me mendime shumë të përafërta. Mirëpo, edhe pas dhënies së postit të Presidentit nga VV’ja, kolaicioni nuk po ndodhë.

Dje, gjatë takimit të liderëve të këtyre partive, fillimisht Kurti para mediave u shpreh njëherë entuziast për këtë koalicion, ku tha se do të jetë kryeministër me 12 qeveri dhe e gjithë kjo duke bashkëpunuar me LDK’në, por pas takimit gjithçka ndryshoi. Nuk pati avancim në këtë drejtim.

“Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do të mund ta shpalosim gjerë e gjatë… Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e LDK-së që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës dhe orës që të vazhdojmë më tutje drejt marrëveshjes”, tha Kurti, duke mos bërë me dije se nuk u arrit diçka konkrete në atë takim siç u prit.

I njëjtë qe edhe Isa Mustafa pas takimit me Albin Kurtin ku tha se janë dakorduar për shumë çështje, por se për disa të tjera dallojnë dhe se bashkëpunimi katërvjeçar është vështirë i arritshëm, shkruan Gazeta Metro.

“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesorë sepse pa biseda të tilla është e vështirë që të arrihet një bashkëpunim I ardhshëm I qëndrueshëm katër vjeçar natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa I përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim, sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur të jua përafrojmë”, tha Mustafa.

Gazeta Metro mëson se LDK’ja është duke kërkuar që ndarja e ministrive të bëhet duke zgjedhur secila parti një ministri, gjë e cila është kundërashtuar nga VV’ja, dhe është kërkuar pauzë. LDK ka kërkuar që zgjedhja e ministrive të bëhet në mënyrë ‘bllok’.

Ndërsa, kujtojmë që janë bërë tashmë gati dy muaj prej zgjedhjeve të 6 tetorit, me gjithë vonesat e parregullsitë që u bënë, certifikimi i rezultatit ndodhi të mërkurën e javës së kaluar.

Rezultati përfundimtar konfirmoi VV’në si parti të parë dhe LDK’në të dytën në këto zgjedhje. Por, Kurti e Mustafa nuk po merren vesh me njërin tjetrin.

Liderët e dy partive filluan takimet që prej shpalljes së rezultateve preliminare, menjëherë në tetor, fillimisht përmes grupeve punuese.

Ndonëse u tha se ‘janë marrë vesh për gjithçka’, nuk po del të jetë kështu. Kjo për arsye se ato  janë pajtuar që LDK të marrë pozitën e Presidentit dhe Kryeparlamentarit,  kurse VV me çdo kusht i do 7 ministri, gjë e cila nuk po pranohet nga LDK’ja.

Pra, siç duket posti i presidentit dhe numri i ministrive kanë qenë arsyet që kanë nxjerrë pa marrëveshje nga takimi Mustafën e Kurtin.

Lini një Përgjigje

Top