Hisen Berisha: Do padis Dick Martyn për raportin e rrejshëm kundër Kosovës

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se do të padisë politikanin zviceran, Dick Martyn për raportin e tij të gënjeshtërt për luftën e UÇK’së.

Berisha tha se në bashkëpunim me një avokat në Amerikë do të ngre padi kundër Martyn për raportin që ishte bazë për krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

‘Personat që i kanë bërë dëmin më të madh Kosovës në vitet e 90-ta dhe pas luftës janë dy: I pari është Sllobodan Millosheviqi dhe regjimi i tij që ka bërë krimet dhe luftës, dhimbja e secilës nuk na hiqet edhe 20 vjet pas dhe i dytë është Dick Marty që i ka bërë dëmin më të madh Kosovës në procesin e funksionalizmit të vet dhe në përmbylljen e mozaikut të shtetndërtimit dhe raporti i tij që ka marrë përkrahjen në Parlamentin Europian. Ky raport që përmban të dhëna që nëse i shohim nga një kënd profesional mjekësor është qesharake dhe të turpshme dhe që e ka shkatërruar imazhin e Kosovë. Në bashkëpunim me një avokat në Amerikë do të ngrejmë padi kundër Dick Martyn për raporti e gënjeshtërt kundër Kosovës. Ai nuk ka imunitet të ngrejë padi të rrejshme’, ka thënë ai. 

Berisha në Info Magazine tha se lufta e UÇK’së është e pastër dhe se ka ndonjë që ka shkelur normat e luftës duhet të vihet para drejtësisë.

‘Unë vetë i kam varrosur luftëtarët serbë të vrarë. I kemi varrosur i kemi marrë dokumentet e tyre dhe i kemi dorëzuar kufomat. I kemi trajtuar me dinjitet. UÇK-ja nuk ka pasë as fuqi për të bërë krime’, ka përfunduar Hiseni.

Lini një Përgjigje

Top