Ambasadori Amerikan ultimatum VV’së e LDK’së: Formojeni sa më parë Qeverinë

Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett, ka vizituar sot selinë e LDK’së ku është takuar me Kryetarin e Isa Mustafa dhe nënkryetarët, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani e Agim Veliu. Në këtë takim ai ka kërkuar formimin e Qeverisë sa më parë.

LDK përmes një komunikate për media konfirmuar se sot priti në takim ambasadorin e SHBA’së, Philip Kosnett.

Në këtë takim, ai bëri thirrje që të formohet sa më shpejt Qeveria e re e vendit. 

“Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë i LDK’së:

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarët Veliu, Haziri dhe Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-vë në Kosovë, Philip Kosnett.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve.

Lini një Përgjigje

Top