Kosova e gatshme të ndihmojë Turqinë pas tërmetit

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme të dërgojë menjëherë ndihmë operative.

Thaçi ka ka thënë gjithashtu se zemrat e kosovarëve u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosurve nga tërmeti.

“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të plagosur nga tërmeti që goditi #Elazig. #Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, ka shkruar Presidenti në Twiter.

Kujtojmë, që tërmeti i fuqishëm prej 6,8 shkallë të Rihterit që goditi Turqinë, ua mori jetën të paktën gjashtë personave, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti është regjistruar me magnitude prej 6.8 ballë në distriktin Sivrice të qytetit Elazığ rreth orës 20.55 sipas orës lokale.

Lini një Përgjigje

Top