Isa Mustafa: Sot arrijmë marrëveshje me VV’në

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, është shprehur i bindur se sot do të arrihet marrëveshja për koalicion me VV’në.

Kështu ka deklaruar ai para një takimi me kryesinë e partisë së tij, ku ka thënë se sot do të takohen me anëtarët e VV’së, duke mos treguar kohën.

“Jemi duke bërë përpjekje për një marrëveshje përfundimtare, takimi do të ndodhë sot, por orën ende nuk e kemi caktuar. po besojmë që sot do të ndodhë marrëveshja”, tha Mustafa.

Kujtojmë se të dielën i ka skaduar afati që Mustafa i dha Kurtit gjatë së martës, për të pranuar ofertën e LDK’së për qeverisje.

Deri tash, dihet se LDK ka kërkuar kryeparlamentarin dhe 5 ministri, ndërsa edhe Presidentin gjatë 2021’tës, ofertë kjo që u refuzua nga VV.

Dy partitë nuk po mund të merren vesh për ndarjen e posteve tash e tre muaj, që prej përfundimit të zgjedhjeve më 6 tetorit, ku dolën të parat

Lini një Përgjigje

Top