Vuçiq: Serbia sivjet do të përballet me ultimatum rreth njohjes së Kosovës

Serbia sivjet do të përballet me ultimatum rreth Kosovës, ka thënë të dielen, në një emision të mëngjesit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Duke folur rreth Kosovës, presidenti serb ka thënë se “shtetit tonë me siguri se do t’i vihet ultimatumi”.

“Është e sigurt se do të na vihet ultimatumi. Do të na japin garanca për anëtarësim në BE dhe ta njohim Kosovën. E di edhe se kush do të jetë i dërguar për negociata me Prishtinën, por tani për tani nuk mund ta them. Dhe, do të na ofrojnë status special për serbët në rajonet e caktuara. E çfarë atëherë? Unë do ta pyes popullin”, ka thënë Vuçiq.

Në pyetjen e gazetares së çfarë do të bëjë, nëse ai përballet me ultimatum, Vuçiqi ka thënë: “Do ta shihni”, raporton “Blic”, transmeton Koha.net.

Presidenti i Serbisë në këtë mënyrë ka komentuar deklaratat e akademikut serb, Dushko Kovaçeviq, në intervistën për gazetën “Blic”. Rreth fjalëve të tij se Serbia pritet ta zgjidhë çështjen e Serbisë dhe se BE-ja, SHBA-ja dhe Gjermania kanë zgjedhur ta zgjidhin atë, presidenti serb ka thënë se shumëkush ka thënë se ai u ka premtuar tjerëve pavarësinë e Kosovës, por se nuk është ashtu.

“Askend nuk e kam gënjyer, nuk jam gënjeshtar”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Top