NDERIMI E RESPEKTI NDAJ HERONJVE E MARTIRËVE TË POPULLIT E ATDHEUT NUK ËSHTË MANIPULIM AS SPEKULIM

Paraqitja ime më 2 Qërshor 1991 në varrezat e qytetit në Prishtinë, në emër të LPRK-së para masës me mijëra njerëzish të cilët kishin ardhur në varrim për të nderuar me pjesmarrjen e tyre, martirin Fehmi Ademi të vrarë nga policia pushtuese serbe, e krijoi këtë situatë në të cilën veprimtari e ish i burgosuri politik, bashkëveprimtari Halil Selimi nga Ilinca e Luginës se Preshevës, në fillim me biseda telefonike, pastaj në formë komentesh e më vonë me shkrim të gjatë dhe tash edhe me reagim!

Po të mos e kisha botuar e plasuar edhe në youtube atë fjalim/paraqitje madhështore të përfaqësuesit të LPRK-së, me siguri se nuk do ta kisha përjetuar këtë tronditje të bashkëveprimtarit tim, sepse ky eveniment determinoi këtë dalje të vrullshme të Halil Selimit në skenë në cilsinë e personit që ka “kompetencë” dhe disponon me të gjitha faktet për tëra etapat për të gjitha veprimet, me siguri jo vetëm të miat!

Reagimi i Tij po dëshmon se mezi paska pritur të ngjajë kjo dhe te nisë tërë këtë vërshim goditjesh me mllef, në emër të “saktesisë” e të “kompetencës”, qe kurrë asgjë të keqe nuk i kam berë dhe për hirë të luftës kundër pushtuesit kam duruar edhe të gjitha ato të cilat i ka numëruar e që do të duhej të kuptoheshin jo vetëm sikur i ka shkruar!

Pas publikimit të fjalimit tim, me Halilin kemi biseduar dy herë në mob!

Herën e parë më ka thirrë dhe më ka pyetur si e gjete, ku e gjete fjalën e mbajtur, kush ta dha, dhe në fund me tha brravo të qoftë se tash po e shoh se sa shumë madhështore paska qenë paraqitja etj.,etj..

I thashë Halilit faleminderit që më more në tel dhe faleminderit për vleresimin, por për Ty kjo nuk do të duhej të ishte befasi dhe e panjohur, pasi Ti ke qenë aty dhe më ke shikuar live e më ke dëgjuar nga afër, kurse për mua që nuk e kam dëgjuar veten time ishte befasi, por mirë që e gjeta dhe tani po e degjojmë dhe shohim të gjithë!

Pas përfundimit të bisedës telefonike e pashë se e kishte bërë një koment, në të cilën në mes tjerash kishte shkruar “… brravo Ismet Sylejmani, … edhe se paskësh përjetuar emocione edhe si tekstshkrues…”!

Pra herën e dytë e thirra në mob i thash se nuk është e vërtetë se ti e ke shkruar!

I thash se atë në masë të madhe e ka shkruar Xhavit Haziri, dhe gjatë bisedës telefonike përballë kundërshtimit tim filloi të fliste se ty ndoshta nuk të kujtohet, se Xhaviti nuk është marrë me shkrime etj.etj..

I thash atë koment nuk ta lejoj aty, kam me e fshi dhe ashtu veprova, ia fshiva!

Ia fshiva komentin e parë, pastaj edhe të dytin, dhe pastaj me disa komente komentuam me sms edhe në viber dhe aty me akuzoi në mes tjerash se po veproj si Hashim Thaçi me rastin e leximit të deklaratës së Pavarësisë, dhe se po i përvetsoj meritat e të tjerëve e broqkulla të ngjashme!

Të gjithë sms e komunikimit i kam, nëse i dëshiron edhe mund ti dergoj!…

Halil, pse e bëre tërë këtë rrëmujë, mund ta kishim ba një deklaratë të përbashkët si ish Komiteti Drejtues post mortum për martirin Fehmi Ademi ose të organizonim një tubim në kushte pandemie e të merrnim një inisiativë të nderimit publik nga institucionet shterore të Kosovës dhe të shpallej me dekret i nderuar nga shteti e kombi ose edhe të shkonim e të bënim homazhe te varri i Fehmi Ademit, dhe jo kështu siç veprove e po vazhdon të veprosh Ti, sepse kjo që po e bën jo vetëm nuk të nderon, por të ulë aq poshtë, të denigron e të fyen, të nxjerrë në siperfaqe dhe është pasqyra e këndit që Ti e ke parë gjithmonë veten, por kështu kurrë të tjerët nuk të kanë parë, me perjashtim ata që të kanë njohur, dhe unë jamë njeri nga ata që të njoha nga afër!

-Kryesia e Këshillit Drejtues të LPRK-së nuk i ka raportusr as Kryetarit(sic)?!…
Të gjithë e dijmë se Kryetar ka qenë Gani Sylaj, është mirë të na tregosh, pse, sepse historia duhet ta dijë!

LPRK Komitet Drejtues e ka pasur repartin pararojë…, ti ketë e din mirë, por po shet mjegull!

Nëse LPRK e kohës sa kemi qenë në bashkeveprim Shkurt-Tetor 1991 , nuk paska pasur Komitet Drejtues e as Sekretariat e Sekretar, atëherë si ka qenë e mundur që Heroi i Kombit Fadil Vata, ka qenë Sekretar Politik i LPRK-së dhe Heroi i Kombit Afrim Zhitia Sekretar Organizativ i LPRK-së?!…

-Heroi i Kombit Ahmet Haxhiu ndonëse nuk ka qenë anëtar i Komitet Drejtues, ai ka qenë më shumë se i tillë, paqka se Ty nuk po të pëlqen dhe nuk jam duke e ditur se pse?!…

-Heroi i Kombit Xhavit Haziri ka qenë në masën e madhe hartuesi i deklaratë-thirrjes së LPRK të cilën vetëm pas daljes time publike me ketë deklarim, Ti detyrohesh ta pranosh!

Në mbledhjen e III-të të LPRK-së delegat nga Keshilli i Rrethit të LPRK-së nga Gjilani ka qenë patrioti e atdhetari, ish-i burgosuri politik Nazmi Hoxha, të cilin e kam propozuar unë në Këshill të Rrethit për delegat në Mbledhjen e Përgjithshme!

Mua më ka takuar të marrë pjesë në Mbledhjen e III-të në cilesinë e Anëtarit të Komitetit Drejtues, sepse në Mbledhje kanë marrë pjesë afër 12 mysafir!…, por Ramadan Avdiu, Halit Krasniqi, Halil Selimi dhe Guximtar Labënishti nga Komiteti Drejtues Brenda Vendit dhe Emrush Xhemajli nga LPRK Dega Jasht Vendit, i cili ateherë kishte ardhur i deleguar nga jashtë, e dinë pse unë nuk kamë marrë pjesë në Ujmir dhe duhet ta thonë fjalën e tyre!…

Ani pse mund te jenë te ndikuar nga Ti…, e nuk do të deklarohen!

Kush je ti të me tregosh mua, se më ben apo jo veprimtaria ime hero!, verja gishtin kokës!

Heroin e Kombit Afrim Zhitinë e kam takuar personalisht ne konviktin nr 2 ne Prishtinë, në dhomën 324 ne katin e tretë, ku kam banuar me Bedri Blakqorin, Ismet Abdullahun dhe Sami Thaçin!

Nderimi e respekti ndaj Heronjëve e Martirëve të popullit e Atdheut nuk është manipulim as spekulim!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 22 Korrik 2020!

Lini një Përgjigje

Top