Njerëz të paharrueshëm, Thaçi kujton Hasan Prishtinën

Në rubrikën “Njerëz të paharrueshëm”, presidenti Hashim Thaci ka kujtuar Hasan Prishtinën.

HASAN PRISHTINA, ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike”, shkroi Thaci në Facebook.

Ai thotë që Hasan Prishtina nuk e rreshti asnjëherë përpjekjen për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. 

Postimi i plotë:

#Njerëztëpaharrueshëm ❤️

HASAN PRISHTINA, ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike. Si deputet i parlamentit turk u angazhua për të drejtat politike dhe kombëtare. Si strateg ishte në krye të kryengritjeve të viteve 1908-1912. Si atdhetar dhe diplomat nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare dhe ngriti zërin në Konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve, duke denoncuar krimet serbe në Kosovën e pushtuar.

Hasan Prishtina nuk e reshti asnjëherë përpjekjen për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ai mbështeti financiarisht shkollimin e fëmijëve kosovarë në shkollat shqipe në Shqipëri. Për organizimin e kryengritjeve shkriu një pjesë të madhe të pasurisë. Hasan Prishtina ishte atdhetari më mendjendritur dhe zemërkulluar që prodhoi historia e kombit shqiptar. Jam krenar që Universiteti i Prishtinës mban emrin e këtij kolosi të historisë sonë. HTH

Lini një Përgjigje

Top