STUBLLA, KY PANTEON SHPIRTËROR I MBAMENDJES KOMBËTARE

Me rastin e nderimit me mirënjohje STUBLLA, KY PANTEON SHPIRTËROR I MBAMENDJES KOMBËTARMe rastin e nderimit me mirënjohje per Skender Asani
Stublla dhe Shkupi lidhen nga e njëjta arterire, ku para 343 viteve Pjetër Bogdani, si drejtues i Arqipshkvisë së Shkupit, furnizoi me infuzion shpirtëror shqiptarët, duke ua injektuar atyre sensin e vetëdijes kombëtare përmes reminishencave liturgjike që tingëllonin shqip dhe formonin hallkat e pashkëputura të vazhdimësisë iliro-arbërore në këto troje.


Nga Dr. Skender ASANI

Para plot 115 viteve, konkretisht më 1905 në Stubëll të Epërme u hap shkolla e parë shqipe nga mësuesi Dom Mikeli Tarabolluzi. Për nder të kësaj figure të shquar të arsimit dhe kombit, për çdo vit mbahet manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, kurse sivjet (të shtunën 26 shtator), u mbajt në rrethana pak më ndryshe për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona.
E veçanta e këtij manifestimi ishte trajtimi i një teme mjaft kuptimplote për historinë tonë shpirtërore, siç është figura poliedrike e Shën Jeronimit Ilir, me veprën e të cilit fillon një epokë e re e kulturës,letërsisë,filozofisë dhe mendësisë së qytetrimit perëndimor në përgjithësi.
Manifestimi i sivjemë në Stubëll të Epërme pati edhe një emocion për mua peresonalisht, pasi që isha i nderuar me mirënjohje nga ana e Shoqatës kulturore “Dom Mikeli Tarabolluzi” në krye me poetin Sarë Gjergji, gjest ky që i jep vlerë të posaçme komunikimeve dhe bashkëpunimeve tona kulturore e shkencore.
Dhe kur jemi te Stublla, nuk mund të mos përmendi një mik timin të dashur dhe një prej studiuesve më të spikatur, që vjen po nga ky mjedis bujar – Albert Ramaj, me të cilin na lidhin jo vetëm disa kilometra fjalë të shkruara brenda një procesi të gjatë bashkëpunimi shkencor, por edhe një miqësi e sinqertë e vëllazërore, burimi i së cilës ndodhet pikërisht në preokupimin tone të përbashkët: që të nxjerrim në dritë më të bukurën e mundshme të mendësisë sonë shkencore e kulturore.

Jo rastësisht po e përmendi Albert Ramajn, sepse ai na e kujton edhe kushëririn e tij, një kolos tjetër të Karadakut, mësuesin dhe meshtarin Don Zef Ramaj, i cili mbetet i pavdekshëm në kujtesën tonë për punën titanike që ka bërë në ngritjen kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Shkup, të mbledhur rreth famullisë “Zemra e Krishtit”, ku zhvillohej edhe një aktivitet i dendur edukativo-arsimor, nën udhëheqjen e tij.
Fatkeqësisht Don Zef Ramaj ishte jetëshkurtër, pasi që ai ishte helmuar natën e Kërshëndellave, më 25 dhjetor 1914, dhe kishte vdekur në moshën 32 vjeçare. Ishte varrosur në katedralen “Zemra e Krishtit” në Shkup. Pas tërmetit të vitit 1963, eshtrat e tij u barten nga Shkupi në Stubëll, ku edhe sot pushojnë.
Kur flasim për Don Zef Ramaj s’ka si të mos na kujtohet edhe shkupjania jonë,Gonxhe Bojaxhiu, e njohur tash më botërisht Shën Nëna Tereze, e cila u pagëzua më 27 gusht 1910 në katedralen “Zemra e Krishtit” në Shkup nga Don Zef Ramaj.

Stublla dhe Shkupi lidhen nga e njëjta arterire, ku para 343 viteve Pjetër Bogdani, si drejtues i Arqipshkvisë së Shkupit, furnizoi me infuzion shpirtëror shqiptarët, duke ua injektuar atyre sensin e vetëdijes kombëtare përmes reminishencave liturgjike që tingëllonin shqip dhe formonin hallkat e pashkëputura të vazhdimësisë iliro-arbërore në këto troje.
Në fokusin tematik e problemor të ITSHKSH ndodhen pikërisht preokupimet e parrumbullaksua të një udhëtimi të gjatë kombëtar e human, i cili me vete si bashkëshoqërues ka vetëdijen tonë shkencore e kulturore për të risjellë në vëmendjen e publikut veprat dhe projektet që e bëjnë më afërt të kaluarën tonë dhe më pragmatike të ardhmen, si vizion dhe si udhërrëfim.
Duke u marrë me korpusin tematik të trashëgimisë shpirtërore e materiale të shqiptarëve katolikë të Shkupit, ku në qendër të këtij hulumtimi është Familja fisnike e Bojaxhinjve, ITSHKSH do të vazhdojë t’i bëj edhe më të afërta pikat që i bashkojnë synimet dhe aspiratat tona, kurse Stublla dhe njerëzit e shquar të këtij panteoni kulturor do të mbeten gaca të pashuara në vatrën tonë shpirtërore.

Shkup, 26 shtator 2020

Me rastin e nderimit me mirënjohje STUBLLA, KY PANTEON SHPIRTËROR I MBAMENDJES KOMBËTAR

Me rastin e nderimit me mirënjohje per Skender AsaniSTUBLLA, KY PANTEON SHPIRTËROR I MBAMENDJES KOMBËTAREStublla dhe Shkupi lidhen nga e njëjta arterire, ku para 343 viteve Pjetër Bogdani, si drejtues i Arqipshkvisë së Shkupit, furnizoi me infuzion shpirtëror shqiptarët, duke ua injektuar atyre sensin e vetëdijes kombëtare përmes reminishencave liturgjike që tingëllonin shqip dhe formonin hallkat e pashkëputura të vazhdimësisë iliro-arbërore në këto troje.Nga Dr. Skender ASANIPara plot 115 viteve, konkretisht më 1905 në Stubëll të Epërme u hap shkolla e parë shqipe nga mësuesi Dom Mikeli Tarabolluzi. Për nder të kësaj figure të shquar të arsimit dhe kombit, për çdo vit mbahet manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, kurse sivjet (të shtunën 26 shtator), u mbajt në rrethana pak më ndryshe për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona.E veçanta e këtij manifestimi ishte trajtimi i një teme mjaft kuptimplote për historinë tonë shpirtërore, siç është figura poliedrike e Shën Jeronimit Ilir, me veprën e të cilit fillon një epokë e re e kulturës,letërsisë,filozofisë dhe mendësisë së qytetrimit perëndimor në përgjithësi.Manifestimi i sivjemë në Stubëll të Epërme pati edhe një emocion për mua peresonalisht, pasi që isha i nderuar me mirënjohje nga ana e Shoqatës kulturore “Dom Mikeli Tarabolluzi” në krye me poetin Sarë Gjergji, gjest ky që i jep vlerë të posaçme komunikimeve dhe bashkëpunimeve tona kulturore e shkencore.Dhe kur jemi te Stublla, nuk mund të mos përmendi një mik timin të dashur dhe një prej studiuesve më të spikatur, që vjen po nga ky mjedis bujar – Albert Ramaj, me të cilin na lidhin jo vetëm disa kilometra fjalë të shkruara brenda një procesi të gjatë bashkëpunimi shkencor, por edhe një miqësi e sinqertë e vëllazërore, burimi i së cilës ndodhet pikërisht në preokupimin tone të përbashkët: që të nxjerrim në dritë më të bukurën e mundshme të mendësisë sonë shkencore e kulturore.Jo rastësisht po e përmendi Albert Ramajn, sepse ai na e kujton edhe kushëririn e tij, një kolos tjetër të Karadakut, mësuesin dhe meshtarin Don Zef Ramaj, i cili mbetet i pavdekshëm në kujtesën tonë për punën titanike që ka bërë në ngritjen kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Shkup, të mbledhur rreth famullisë “Zemra e Krishtit”, ku zhvillohej edhe një aktivitet i dendur edukativo-arsimor, nën udhëheqjen e tij.Fatkeqësisht Don Zef Ramaj ishte jetëshkurtër, pasi që ai ishte helmuar natën e Kërshëndellave, më 25 dhjetor 1914, dhe kishte vdekur në moshën 32 vjeçare. Ishte varrosur në katedralen “Zemra e Krishtit” në Shkup. Pas tërmetit të vitit 1963, eshtrat e tij u barten nga Shkupi në Stubëll, ku edhe sot pushojnë.Kur flasim për Don Zef Ramaj s’ka si të mos na kujtohet edhe shkupjania jonë,Gonxhe Bojaxhiu, e njohur tash më botërisht Shën Nëna Tereze, e cila u pagëzua më 27 gusht 1910 në katedralen “Zemra e Krishtit” në Shkup nga Don Zef Ramaj.Stublla dhe Shkupi lidhen nga e njëjta arterire, ku para 343 viteve Pjetër Bogdani, si drejtues i Arqipshkvisë së Shkupit, furnizoi me infuzion shpirtëror shqiptarët, duke ua injektuar atyre sensin e vetëdijes kombëtare përmes reminishencave liturgjike që tingëllonin shqip dhe formonin hallkat e pashkëputura të vazhdimësisë iliro-arbërore në këto troje.Në fokusin tematik e problemor të ITSHKSH ndodhen pikërisht preokupimet e parrumbullaksua të një udhëtimi të gjatë kombëtar e human, i cili me vete si bashkëshoqërues ka vetëdijen tonë shkencore e kulturore për të risjellë në vëmendjen e publikut veprat dhe projektet që e bëjnë më afërt të kaluarën tonë dhe më pragmatike të ardhmen, si vizion dhe si udhërrëfim.Duke u marrë me korpusin tematik të trashëgimisë shpirtërore e materiale të shqiptarëve katolikë të Shkupit, ku në qendër të këtij hulumtimi është Familja fisnike e Bojaxhinjve, ITSHKSH do të vazhdojë t’i bëj edhe më të afërta pikat që i bashkojnë synimet dhe aspiratat tona, kurse Stublla dhe njerëzit e shquar të këtij panteoni kulturor do të mbeten gaca të pashuara në vatrën tonë shpirtërore.Shkup, 26 shtator 2020

Posted by Salla Woodrow Wilson itshksh on Saturday, September 26, 2020

Leave a Comment

Your email address will not be published.